Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përsëri ka folur për dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi. Ka falënderuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin derisa ka thënë se veprimet e Ramush Haradinajt ishin për turp. Madje, shkarkimin e Shefit të AKI’së dhe Ministrit të Brendshëm, Erdogan e ka quajtur gabim historik.
“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, ka thënë Erdogan, cituar sipas raportonAnadolu Agency (AA).
“Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”, është shprehur Erdoğan.
Reagimi i Erdoganit është i dyti brenda 24 orëve të fundit. Të shtunën, Erdogan paralajmëroi fundin e qeverisjes së Ramush Haradinajt dhe protesta të kosovarëve kundër tij.
Në anën tjetër, Presidenti Hashim Thaçi, i ka dalë në mbrojtje Shefit të AKI’së dhe ka thënë se dëbimi i shtetasve turq ka ardhur pasi ata ishin të rrezikshëm për Sigurinë Kombëtare.
Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik kombëtar për Shtetin.
Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar.
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...