Bayern Munich shumë shpejtë do të bëhët me trajner të ri.
Karl Heinz Rummenige në një deklaratë të tij për televizonin gjerman, ka thënë se Thomas Tuchel nuk do të jetë trajner i ri skuadrës dhe se shumë shpejtë do të bëhët e ditur se kush do të jetë.
72-vjeçari u pensionua pas atij sezoni të paparë, por u kthye në stolin e klubit pasi iu kërkua ta zëvendësonte Carlo Ancelottin e shkarkuar në tetorin e kaluar.
Pavarësisht se si përfundon ky sezon, Heynckes do të largohet nga pozita e trajnerit në maj.
“Po punoj mbi bazën se do ta prezantojmë trajnerin e ri kah fundi i prillit më së largu. Duam trajner që flet gjermanisht, dhe kështu do të jetë”, ka thënë Rummenige.
Ai ka treguar se Bayerni e kishte kontaktuar edhe ish-trajnerin e Dortmundit, Thomas Tuchel.
“Drejtori jonë sportiv ka biseduar me trajnerë dhe natyrisht edhe me Tuchel. Por, të premten e kaluar, Tuchel na tha se ka nënshkruar për një klub tjetër”, shtoi ai.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...