Ish-kandidati i VV-së ka një sugjerim për turqit që i thërrasin shqiptarët ‘vëllezër’

17:39 | 1 Prill 2018
V. S.

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e fundit Ajeti Potera, është përfshirë në debatin e ditëve të fundit lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë turqve që po jetonin në Kosovë.

Ai përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se vëllezërit  e vetëm qe i kemi janë  shqiptarët kudoqofshin ata, ndërsa të tjerët ti kërkojnë  vëllezërit e tyre jashtë Kosovë.

Postimi ne i plotë:

Të vetmit vëllezër që kemi ne Shqiptarët e Kosovës, janë të gjithë shqiptarët (kudoqofshin ata në rajon e nëpër botë). Të tjerët t’i kërkojnë vëllezërit e tyre ndokund tjetër jo në Kosovë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme