Trajkoviq: Vuçiq po e humb autoritetin te serbët e Kosovës

17:22 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq mendon se “Presidenti Vuçiq ka humbur autoritetin tek serbët në Kosovë” dhe se ndarja e Kosovës është “zgjidhja më e keqe”.

Trajkoviq në një intervistë për FoNet, ka vlerësuar se, gjatë arrestimit të fundit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë dhe dëbimit të tij nga Kosova, është përdorur forcë e tepruar, por se “populli nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur”.

“Serbët janë të frikësuar, panë se dikush po rrihej, se hynë në sallë, dhe tërhiqet përfaqësuesi i shtetit serb në rrugët e Prishtinës, sikur e linçonin”, shpjegoi Trajkoviq, duke theksuar se qëllimi ishte “të antagonizohen më tej serbët dhe shqiptarët në Kosovë dhe të inkurajohet urrejtja ndaj Serbisë”.

Ajo mendon se kohët e fundit shumë gjëra për Kosovën “po negociohen prapa skenave dhe se është e pabesueshme se edhe rasti në Mitrovicë të mos jetë ashtu”.

E pyetur se kush po bën marrëveshje të tilla, Trajkoviq tha “President Vuçiq dhe zoti Hashim Thaçi”, “për dallim që ndërhyrjen e fundit e kanë organizuar nga Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme