Sekretari amerikan i Stetit, Rex Tillerson, nga sot, edhe zyrtarisht nuk është shef i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ndërsa mbrëmë është “fshirë”, nga faqja zyrtare e DASH-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, që më 13 mars njoftoi në Twitter se ka shkarkuar Tillersonin, një vendim i cili mbrëmë është zbatuar në vepër.
Publikimi i Trumpit në Twitter, nuk është i vetmi akt në atë proces, pasi kësaj mund ti shtohet edhe fshirja e mbrëmshme e emrit të tij nga faqja zyrtare e DASH-it.
Linku “Secretary of State Tillerson“, mbrëmë thjeshtë është zhdukur nga faqja e internetit të DASH-it, dhe në vend të kësaj është vendosur “Secretary of State“.
Në linkun e ri thuhet se zëvendësi i Tillersonit është John Sullivan, i cili nga 1 prilli ushtron detyrën e sekretarit të Shtetit. Edhe këtu ishte bërë një gabim i pazakontë për administratën shtetërore, pasi në vend të “1 prillit 2018”, gabimisht u shkrua “1 prill 2108”.
Të gjitha linqet në të cilat kishte përmbajtje të fjalimeve të Tillersonit, përfshirë udhëtimet dhe aktivitetet, janë zëvendësuar me informacione mbi aktivitetet e Sullivanit./AA
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...