Google ADS

Gjak dhe mbetje të pulave në Zonën Industriale në Prishtinë

16:39 | 1 Prill 2018
V. S.

Sot në Zonën Industriale në Prishtinë është bërë një rrëmujë e madhe me prerjen e kafshëve .

Në foto shihen disa mbetje të lëkurës së pulave të cilat i kanë prerë, përveç mbetjeve aty shihet edhe shumë gjak i kafshëve të cilët nuk është pastruar, raporton Insajderi.

Zakonisht të dielave ne zonën industriale rrugës për në Fushë – Kosovë, shumë tregtarë dalin dhe ekspozojnë produktet e tyre të cilat i vendosin në shitje.

Ndërsa së fundi kujtojmë skandalin me mishin e prishur në Kosovë. Ku deri më tani janë konfiskuar një numër i madh kilogramësh mish të prishur me prejardhje nga Belgjika./insajderi.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme