Google ADS

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

15:48 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Kjo gjendje stabile e motit do të mbretëroj si rezultat i masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës për këtë periudhë të parashikimit, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë Celsius.

Dita e mërkurë parashihet ti shënojë vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja deri të enjten me shpejtësi deri 6m/s , derisa ditën e premte parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, duke krijuar kushte për rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme