Google ADS

MPJ e Turqisë: Kujdes me deklaratat ndaj Ambasadës sonë në Prishtinë

14:42 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Ministria e Jashtme e Turqisë (MPJ) ka bërë një reagim duke i quajtur të pabaza pohimet se “gjashtë pjesëtarët organizatës terroriste FETO janë mbajtur ne Ambasadën e turke në Prishtinë”.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou, në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se “organizata terroriste FETO ka treguar fytyrën e saj të vërtetë në të gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj në Kosovë”.

Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive.

“Organizata terroriste FETO edhe njëherë ka treguar fytyrën e saj të vërtetë në të gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj në Kosovë. Autoritetet e Kosovës janë përkujtuar se siguria e shtetasve, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive turke është përgjegjësi e parë dhe më e rëndësishme e Kosovës si një vend pritës dhe se ato pritet të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga MPJ turke, përcjell Telegrafi.

Aksyou ka kërkuar nga ne që të kemi kujdes dhe të jemi pa kompromis kundër manipulimeve të anëtarëve të kësaj organizate terroriste.

“Ne gjithashtu presim që miqtë tanë të kenë një qasje të kujdesshme dhe pa kompromis kundër manipulimeve të anëtarëve të kësaj organizate terroriste dhe qarqeve që i mbështesin ato”, vijon njoftimi.

MPJ kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese, që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadën, ambasadoren dhe personelin e saj.

“Nga ana tjetër, lajmet provokuese në media që kanë synim ambasadën, ambasadoren tonë dhe personelin e Ambasadës duke pretenduar se njerëzit që u ekstraduan nga Kosova ishin në Ambasadën e Prishtinës, janë të pabazuara. Ne fuqimisht hedhim poshtë dhe dënojmë manipulimet e tilla me qëllim të keq”, përfundon njoftimi i MPJ-së. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme