Ka vetëm pak ditë prej ardhjes së stinës së pranverës. Doktorët gjithandej janë duke pasur punë me pacientë që tash, të cilët preken nga alergjitë sezonale.
Me daljen e gjetheve dhe luleve, kërkohet më shumë ndihmë. Dhe sipas një personi që vuan nga alergjia, Ron Hurtel, situata nuk qëndron aspak mirë, përcjell Klan Kosova.
“Sa dola nga spitali, duke menduar se kisha pneumoni”.
“Po më vret sivjet. Nuk e di pse është kaq keq. Zëri ende nuk më është përmirësuar”.
Doktori Maurice Strickland ka thënë se shkaktari i kësaj është poleni nga drunjtë që i bën që njerëzit të teshtijnë, të kenë kruarje apo lotim të syve, apo edhe simptoma tjera të alergjive.
Ai ka thënë se ata që vuajnë nga alergjitë është mirë që t’u shmangen situatave ku mund të përballen me polenin dhe si zgjidhe ka thënë se në këtë kohë është mirë që të rrinë më shumë brenda.
Më tej ai ka thënë se po që se keni dalë jashtë, pasi të jeni kthyer duhet pastruar duart. Po ashtu as gjatë natës nuk duhet hapur dritaret pasi që poleni lehtë depërton aty./Klan Kosova/
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...