Blerja më e madhe e armatimeve në historinë e Polonisë dhe shprehja e kushtueshme e një nevoje në rritje për siguri: Polonia dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje për disa raketa Patriot.
Blerja më e madhe e armatimeve në historinë e Polonisë: Varshava nënshkroi kontratën e blerjes nga SHBA-ja për dy sisteme raketash tokë-ajër të tipit Patriot.
“Polonia dhe SHBA, Polonia dhe partnerët e NATO-s konfirmojnë kështu bashkësinë e tyre të vlerave dhe vullnetin e tyre për mbrojtjen e përbashkët të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, tha Kryeministri Mateusz Morawiecki.
Sipas Ministrisë Polake të Mbrojtjes Polonia do të furnizohet deri në vitin 2022 me sisteme armatimi me vlerë prej 4.7 miliardë dollarësh. Polonia dëshiron të blejë deri në vitin 2024 tetë sisteme Patriot. Negociatat për pjesën e dytë të marrëveshjes janë duke u zhvilluar. Presidenti Andrzej Duda u shpreh gjatë nënshkrimit të kontratës për një moment historik. Tani Polonia ka akses në armët më moderne.
Dy të tretat e pajisjeve të ushtrisë polake datojnë në periudhën 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së Paktit të Varshavës. Pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, Varshava e përshpejtoi modernizimin e forcave të saj të armatosura.
Polonia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord mbi marrëveshjen e armëve kur Presidenti i SHBA Donald Trump vizitoi Varshavën në korrik 2017. Qeveria e SHBA-së dha dritën e gjelbër në dhjetorin e kaluar. Kontraktuesit kryesorë janë kompanitë amerikane të mbrojtjes Raytheon, Lockheed-Martin dhe Northrop Grumman.
Sistemet e armatimit Patriot do të jenë pjesë e mbrojtjes së Polonisë kundër një agresioni të mundshëm nga Rusia. Që nga fillimi i krizës në Ukrainë anëtarët lindorë të BE-së dhe të NATO-s, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania ndihen gjithnjë e më të kërcënuar nga Moska. /DW/ Telegrafi/
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi