Përherë shohim përreth vetes sonë dhe mendojmë se gjërat nuk po ndryshojnë aspak për mirë, madje duket sikur po përkeqësohen. Për të qenë më pozitivë, duhet të ndryshojmë disa zakone. Lexoji këshillat më poshtë dhe ndryshoji këto aspekte të jetës tënde:
Mëso përherë diçka të re!
E kalojmë gjithë rininë për t’u arsimuar, diplomohemi dhe e ndalojmë gjithçka me aq. Pikërisht në këtë moment duhet të mësojmë diçka të re që na pëlqen : një gjuhë të huaj, të nisim një trajnim, të marrim mësime kuzhine, muzike etj. Kjo gjë “e stërvit” trurin dhe ndihmon mbi mënyrën se si do të ndihesh në të ardhmen.
Ji më i/e organizuar!
Një rutinë e çorganizuar nënkupton një jetë të çorganizuar. Të jetosh në një rrmjedis rrëmujë ndikon keq edhe mendërisht. Vëri synim vetes që një ditë të caktuar do pastrosh shtëpinë, do hedhësh plehrat dhe nuk do hash ushqim të shpejtë. Më beso, kjo gjë do të të bëjë të ndihesh më mirë dhe do të ta qetësojë mendjen.
Shko në një vend të ri!
Një rutinë e njëjtë nuk të dhuron një jetë pozitive. Vendos dhe shko të vizitosh më shumë vende këtë vit. Udhëtimet janë një ushqim për mendjen dhe shërim për shpirtin, ndaj në fundjavë vizito një pjesë të re të qytetit që nuk e ke vizituar. Nuk është e thënë të shpenzosh shumë. Mund të bësh udhëtime të lira dhe do të kuptosh se një ushëtim i shtrenjtë nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë lumturi.
Pi më shumë ujë!
Duket si diçka e panevojshme, por uji ka rëndësi shumë të madhe jo vetëm për hidratimin e çdo qelize të trupit, por edhe për të na ndihmuar me motivimin. Ai ndihmon edhe në pastrimin e lëkurës, si dhe rrit nivelet e përqendrimit. Nëse i shto limon, do të përfitosh akoma më shumë nga vlerat e ujit.
Lexo me shumë libra!
Jemi të konsumuar nga teknologjia në ditët e sotme, por ndonjëherë është mirë të largohemi pak prej saj dhe të merremi me diçka tjetër. Humbe mendjen në një libër dhe harroje botën përreth. Vendosi vetes synim të lexosh një libër në një muaj dhe kjo gjë do të të motivojë, më beso.
Merr mësime yoga!
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të qenë në formë, por njëkohësisht dhe një mënyrë relaksuese për motivim. Një orë në javë kushton më pak se një abonim në palestër dhe të ndihmon me trurin dhe me mendjen. Është gjithashtu një aktivitet shumë i mirë për ata që kanë probleme me shpinën (kifozë).
Fli më tepër gjumë!
Rutina jonë e ngarkuar ndonjëherë na bën të sakrifikojmë orët e gjumit për t’ia dalë mbanë me gjithçka. Kjo nuk është gjëja e duhur që duhet bërë. Më pak gjumë do të thotë më pak përqendrim dhe më pak motivim. Fike internetin një orë përpara se të flesh. Kjo gjë do ta qetësojë trurin dhe më pas bëj 7.5-8 orë gjumë për t’u ndjerë plot me energji të nesërmen.
Mos e përdor shumë makinën!
Shumica prej nesh kanë këtë rutinë në mëngjes. Zgjohen, bëjnë një dush, hanë mëngjesin, ndezin makinën dhe ikin në punë. Nëse nuk e ke shumë larg punën, nuk ka kuptim se pse mos t’i përdorësh këmbët e tua dhe ta bësh rrugën në këmbë. Kjo gjë të bën mirë për shëndetin dhe nuk e ndot ambientin. Ecja bën të mundur një qarkullim më të mirë të gjakut në tru, gjë që ju ndihmon edhe të mendoni pozitivisht.
Dil me miqtë e vjetër!
Ndërkohë që vitet kalojnë, rrethi ynë shoqëror zvogëlohet gjithmonë më tepër, saqë përfundon duke e pyetur veten se cilët kanë qenë emrat e shokëve të tu të dikurshëm. Është normale që të humbim kontaktet me ta pas kalimit nga universiteti në një punë me orar të plotë. Por mundohu t’i kontaktosh ndonjëherë miqtë e tu të vjetër dhe dilni për ndonjë kafe. Të kujtosh kohërat e vjetra ndihmon në përmirësimin e gjendjes emocionale.
Përqendrohu tek lumturia jote!
Je ndjerë ndonjëherë sikur po mendon shumë për të bërë të tjerët të ndihen mirë dhe po lë mënjanë lumturinë tënde? Është normale të mendosh ndonjëherë për lumturinë e të afërmve apo familjarëve tanë, por duhet të gjejmë kohë edhe për lumturinë tonë.
© SYRI.net
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...