Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë dhënë dy përgjigje të ndryshme për fluturimin e aeroplanit, me të cilin gjashtë gylenistët u dëbuan prej Kosovës për në Turqi gjatë ditës së enjte. Policia thotë se aeroplani u nis në orën 11:05, ndërsa Ministria e Infrastrukturës thotë se fluturimi u bë në orën 17:30. Kush po gënjen këtu?… Ditën kur këto institucione dhanë përgjigje zyrtare për nisjen e aeroplanit nuk ishte 1 Prilli.
Organizimi i shtetit të Turqisë për rrëmbimin e gjashtë gylenistëve të cilët prej vitesh shërbenin në Kosovë si profesorë dhe mjek vazhdon të jetë situatë e mistershme. Fillimisht krerët e shtetit u deklaruan se nuk kishin qenë të informuar për rastin në fjalë, më pas kryeministri, Ramush Haradinaj shkarkoi Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e AKI-së. Deri këtu mund të mendohet se mjegulla e denduar po rrallohet nga ky rast. Por, dy institucionet përgjegjëse për fluturimin e aeroplanit ku ndodheshin këta shtetas turq hedhin poshtë mendimet për sqarimin e situatës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës kanë dhënë dy përgjigjje të ndryshme të orarit kur aeroplani u nis nga Aeroporti “Adem Jashari”. Policia e Kosovës, ka thënë se “qytetarët turq të cilëve i është revokuar leje qëndrimi në Kosovë janë larguar me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës në ora 11:05 minuat të datës 29/03/2018”. Ndërsa zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se Aeroplani ka ateruar në ANP Adem Jashari më dt. 29.03.2018 në orën 07:15 min, me kthim në orën 10:00, por është kërkuar shtyrje e kthimit për në orën 17:30 min.
Sidoqoftë, familjarët e këtyre gjashtë gylenistëve në mesine tyre edhe fëmijë besonin se ata ndodheshin ende në Kosovë. Por, një dilemë e tillë u largua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se ka informacione se gylenistët ndodhesh në Turqi. Raportohet se ata janë dërguar në një burg të Stambollit.
Kjo situatë ka bërë bujë të madhe në opinionin publik në Kosovë dhe Turqi. Madje, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar Ramush Haradinajn madje u ka bërë thirrje qytetarëve që të protesojnë kundër tij, pasi ky i fundit shkarkoi ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe Drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, shkruan Gazeta Express.
Si mund t’i ushqesh njerëzit që tentuan të bëjnë puç kundër Turqisë, shtetit që ju konsideron vëlla? Do të paguash për këtë”, ka thënë ndër të tjera, Erdogan.
Ndaj këtyre kërcënimeve nuk ka reaguar ende Ramush Haradinaj. Nuk ka reaguar as kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe as Presidenti, Hashim Thaçi që njihet për raporte të ngrohta me Erdoganin.
Sidoqoftë, shtetas të shumtë nga Turqia kanë protestuar para ambasadave të Kosovës në shtete të ndryshme të botës.
Shteti i Turqisë edhe më ka kërkuar nga Kosova ekstradimin e pjesëtarëve të organizatë “Feto” që udhëhiqet nga Fetullah Guleni. /Gazeta Express
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...