Rezultatet financiare për tremujorin e dytë të kompanisë LG janë publikuar duke sjellur shifra vërtetë të pamëshirshme për gjigantin. Kompania ka raportuar që ky tremujor ishte më i dobët se tremujori i katërt i vitit 2013 duke rënë kështu për 60% në krahasim me vitin e kaluar, shkruan arbresh.info.
Pavarësisht pozitës si kompania e dytë për televizorë, LG është duke dështuar në këtë departament duke regjistruar një humbje prej 71.5 milionë dollarë. Ky divizion dy vite më parë kishte përfitime dyfish më shumë.
Ndërkohë, divizioni i kompanisë LG për telefona është duke kaluar gjithashtu në ditë të zeza, me vetëm 173.000 dollarë. Analistët kanë raportuar që e ardhmja e kompanisë nuk duhet të jetë e mirë pasi që edhe tregu i telefonave është duke rënë dukshëm./arbresh.info
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...