Presidenti Donald Trump këtë javë ngriu më shumë se 200 milionë dollarë në fondet e rimëkëmbjes për Sirinë, duke kërkuar më shumë informacion se si përdoren paratë.
Njoftimj vjen vetëm disa ditë pasi Trump njoftoi se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen shpejt nga vendi i shkatërruar nga lufta.
Financimi do të përdoret për projektet themelore të infrastrukturës. Pastaj, Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson muajin e kaluar njoftoi për fondet në një konferencë në Kuvajt.
Trump gjatë në konference shtypi me Kryeministrin australian, Malcolm Turnbull, tha se Shtetet e Bashkuara ishin në Siri për të ‘hequr qafe ISIS-in dhe për t’u kthyer në shtëpi’.
Gjatë një fjalimi në Ohajo, Trump vazhdoi më tej duke thënë se “Ne do të largohemi nga Siria, shumë shpejt, le të kujdesen për ta të tjerët”, përcjell Telegrafi.
Departamenti i Shtetit në një deklaratë tha se vazhdimisht shqyrton nivelet e duhura të ndihmës dhe vazhdon të punojë me bashkësinë ndërkombëtare, anëtarët e koalicionit kundër ISIS dhe partnerët në terren për të siguruar mbështetje të stabilizimit të nevojshme për zonat e cenueshme në Siri. /Telegrafi/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...