Të rinjtë janë të gatshëm që të punojnë për të financuar studimet e tyre dhe t’ua lehtësojnë barrën prindërve, prej të cilëve kryesisht janë të varur.
Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë, thonë se kanë hulumtuar tregun e punës, për të gjetur punë me orar të përshtatshëm që nuk i pengon për studime.
Por, shumica e tyre thonë se është vështirë për të gjetur diçka të tillë.
“Në Kosovë nuk na jepet shumë mundësia edhe të punojmë edhe të studiojmë, sepse te ne oraret janë shumë të gjata dhe nuk respektohet orari i punës, prandaj të kufizohet mundësia për të mësuar”, thotë Lirim Halimi, student.
“Sikur të ishte një punë e përshtatshme që nuk do të më pengonte në aspektin e studimeve, sigurisht se do të kisha punuar”, thotë Arbesa Bekteshi, studente.
“Nuk është patjetër që duhet të punoj por do të ishte për të mirën time që të punoj, që të marr përvojë në mënyrë që kur të kryej studimet të jem i përgatitur për tregun e punës”, thotë studenti Qazim Bobaj.
Ndërsa, Fatbardh Haziri, student, thotë se nga profesioni – drejtimi i studimeve ka shumë pak vende pune. Ai mendon se punë ka por punëtor nuk ka.
Në universitetet publike në Kosovë më 2016 kishte mbi 45 mijë studentë.
Në vitin akademik 2017/2018 janë regjistruar edhe 15 mijë të tjerë.
Prindërit janë financuesit kryesorë të studimeve të të rinjve./radio evropa e lirë/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë