Google ADS

Benjamin Netanyahu i ka nderuar trupat izraelite pasi vranë 16 protestues palestinezë

09:58 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Benjamin Netanyahu i ka nderuar trupat izraelite pasi vranë 16 protestues palestinez

Një ditë pas vrasjes së 16 protestuesve civilë palestinezë, trupat izraelite janë lëvduar nga kryeministri i vendit, transmeton arbresh.info.

Protesta ishte zhvilluar në Rripin e Gazës.

“Ju lumtë ushtarëve tanë. Izraeli vepron fuqishëm dhe me vendosmëri për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe sigurinë e qytetarëve të saj” ka shkruar Benjamin Netanyahu në profilin e tij në Twitter.

Ndërkohë, mediat e tjera kanë dënuar përdorimin e madh të dhunës kundër protestuesve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme