Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, policia ka bërë aksion gjatë natës në Kukës për shoqërimin e personave pjesëmarrës në protestën e së shtunës.
Mësohet se disa persona janë shoqëruar në Polici gjatë natës. Disa banorë shprehen për mediat se, efektivë policie i kanë mësyrë në banesë gjatë natës, kamë marrë familjarë të tyre që ishin pjesëmarrës në protestë dhe ata nuk dinë ende asgjë për fatin e të afërme. Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë ishin pjesë e aksionit. Ndërkohë, Policia nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me atë ç’ka ndodhur.
Një pjesë e mirë e protestuesve të ditës së djeshme ishin nga Kukësi. Si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministri Xhafaj paralajmëruan arrestime në ligjëratat e tyre të shtunën. Gjithashtu, edhe Prokuroria e Përgjithshme, në një komunikim për mediat, njoftoi nisjen e një hetimi lidhur me protestën.
© SYRI.net
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...