Kjo është gruaja e Kim Jong’ut: I është dashur të bëjë diçka speciale për t’u martuar me diktatorin

09:03 | 1 Prill 2018
Arbresh.info
Presidenti i Koresë Veriore, jo vetëm që i ka befasuar të gjithë me vizitën e tij në Peging, por ai kishte marrë edhe gruan me vete. Kjo nuk dot ë ishte aq e çuditshme, por kjo është dalja e parë e tyre pas 6 viteve.
Për gruan e tij Ri Sol-ju nuk dihet shumë, nuk dihet se kush janë prindërit e saj dhe si ka qenë jeta e saj para se të martohej me Kim, por mbi të gjitha nuk dihet saktë as sa vite ka

Edhe emri i saj duket që është shumë i fshehtë, analistët mendojnë se emri Ri në fakt është pseudonim, me të cilin prezantohet në mënyrë që jeta e saj para martesës të mbetet e panjohur.

Kim dhe Ri për herë të parë bashkë janë paraqitur në një koncert në vitin 2012, pas së cilët u mësua se cila është gruaja e tij, por nuk u dhanë shumë informata në lidhej me të.

Deri në vitin 2014 janë parë së bashku në publik, ndërsa prej asaj kohe Ri është zhdukur dhe nuk është parë asnjëherë  nga mediet.

Burimet nga Koreja e Veriut ka thënën që ajo kur ka qenë e re ka qenë tifoz dhe këngëtare dhe se thuhet se ka lindur diku rreth viteve 1985- 1989.

Në vitin 2005 ka udhëtuar për në Korenë e Jugut për të përcjellë Kampionatin Botërorë të Atletikës, si pjesë e tifozëve të Koresë Veriore. Thuhet se ka kënduar në orkestrën “Unhasu”, orkestër kjo e cila në vitin 2010 ka përformuar për Kim dhe babain e tij natën e Vitit të ri.

“Është e mundur se Kim Joun e ka përzgjedhë për grua pasi që e ka parë në koncertin e Vitit të Ri”, kishin shënuar mediumet në atë kohë.

BBC kishte shënuar se këngëtarja e atij grupi e kishte emrin Po Sol, por asnjëherë nuk u vërtetuar se a është ky emri i vërtetë i presidentit. Daily Mail ka shkrua r se asaj i është dashur të mbaroj një kurs 6 mujorësh për tu bërë gruaja e presidentit.

Ndërsa, shërbimi sekret i Koresë Jugore beson se ajo është këngëtare dhe se emri i saj është Hjom Song-vol, dhe se ajo këtë emër e ka ndryshuar pas martesës me Kim Jong’un.

Ri shumë shpejtë është martuar më Kim në vitin 2009, sepse Kim Jong-li i cili aso kohë kishte pësuar sulm në tru, dëshironte që të siguronte pasardhësin. Gjithashtu besohet se fëmija i parë ka lindur pas një viti, ndërsa ajo ka lindur përsëri në vitin 2013 dhe 2016.

Ylli i basketbollit Dennis Rodman njëherë në një intervistë pati zbuluar se fëmija i parë i Kim quhet Ju-edhe është vajzë, ndërsa për dy fëmijët tjerë asgjë nuk dihet.

Para se të bashkohej me Kim, Ri po ndiqte një kurs gjashtëmujor në institucionin më prestigjioz të arsimit në Korenë e Veriut, “Kim Il-sung University”, për t’u përgatitur për funksionin e zonjës së parë. Në të njëjtin universitet, ajo dyshohet se u diplomua disa vite më parë.

Ri u lind në krahinën verilindore të Hamgyongbukto, nëna e saj është mjek dhe babai i saj mëson në universitet. Prandaj, ajo i përket elitës politike, sepse këto vende janë të rezervuara për njerëzit regjimin më të butë. Thuhet se një i afërm i Ri Pong-chol, ishte një ish-gjeneral i Forcave Ajrore të Koresë së Veriut dhe këshilltar i ngushtë i Kim Jong-un.

Ri gjithashtu njihet për dashurinë që ka ndaj modës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme