Kosova është vendi i parë evropian që iu bind presidentit turk Tayyip Erdogan për të arrestuar dhe deportuar për në Turqi përkrahësit e kundërshtarit të tij politik Fetullah Gylen.
Por, është i çuditshëm fakti se as SHBA e as BE nuk reagoi fare me veprimin e Kosovës.
Vetëm pak ditë para se në Kosovë të kryhej një aksion i shërbimit sekret turk dhe atij të Kosovës, në kundërshtim me të gjitha vlerat demokratike dhe perëndimore, udhëheqësit e lartë të BE’së kishin shtrënguar duart me Sulltanin
Pas takimit në Varna të Bullgarisë, zyrtarët lartë të BE’së, si Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kishin thënë se rikonfirmojnë gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Turqinë, për të kapërcyer vështirësitë, pasi marrëdhëniet mes tyre po kalojnë nëpër krizë.
A është interesi gjeostrategjik i BE’së dhe SHBA’së me Turqinë, që bëri të mos reagojnë fare kundër depërtimit të gjashtë gylenistëve, edhe pse SHBA vazhdon të mos e dorëzojë kryetarin e këtij grupi, Fetullah Gylen.
I vetmi reagim për këtë ka ardhur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, edhe ai në formë shumë të zbehtë. Në këtë rast e ai ka shkruar një twitt me një fjali ku për rastin kërkon transparencë, derisa jemi mësuar që ambasadori amerikan të jetë shumë i ashpër dhe konkret në deklarata e tij, kur shpreh qëndrimin amerikan për një çështje të caktuar.
A mund të themi se edhe SHBA e BE, po mbyll sytë para vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, duke i llogaritur më me interes raportet me Turqinë, e cila paraqet një vend me fuqi të madhe në gjeopolitikën globale.
“Vera do të bartej në nëntor”, ndryshimet e pabesueshme nëse...
Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregon...
Sarrazin folës në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar
“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”, reagon Maestro: Hodha në...
Enis Zabërgja njofton pensionimin nga futbolli aktiv