Plagosja në Tiranë: I lënduari shkoi vetë në spital

08:03 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me plagosjen e ndodhur këtë mbrëmje pranë zonës së Unazës së Re në Tiranë.

Sipas policisë, i plagosuri është me iniciale B.B.. 34-vjeçari është plagosur në këmbë. Ai ka shkuar në spital me makinën e tij, shtuan të njëjtat burime.

“Rreth orës 21.25, shtetasi B.B, 34 vjeç, banues në Tiranë, ka shkuar vetë  në spital me mjetin e tij, i plagosur me armë zjarri në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, në rrethana ende të pa qarta, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Image

© SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme