Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka lavdëruar trupat izraelite që “janë kujdesur për kufirin” pas protestes së palestinezëve.
Gjatë përleshjes mes protestuesve dhe forcave izraelite kanë mbetur të vdekur 16 persona, transmeton portali arbresh.info
“Punë e paçtë! Ju lumtë ushtarëve tanë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se “Izraeli vepron fuqishëm dhe me vendosmëri për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe sigurinë e qytetarëve të saj”.
Dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën në anën e Gazës të rrethojës kufitare të premten, disa prej të cilëve hodhën gurë dhe rrotullonin goma të djegura në trupat izraelite në anën e tyre të telit.
Ushtria izraelite ka hapur zjarr dhe ka përdorur ujë me presion për të larguar protestuesit.
Në lidhje me rastin, OKB ka kërkuar hetim të pavarur dhe transparent./arbresh.info/
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij