Rreth 40 mijë kilogramë mish i prishur është shitur në tregun e brendshëm të Kosovës.
Mishi është eksportuar nga Belgjika në Kosovë nga kompania belge “Veviba”. Ndërsa, ishte importuar nga kompania ‘Euro Ida’ në Rahovec e cila tani është e mbyllur.
Ishte 19 shtatorit i vitit 2016 kur një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne mbërriti në Kosovë, në të cilin shumica e etiketave ishin grisur nga paketimi, por aty u identifikua se mishi tashmë datonte nga viti 2004, që tregon se ky mish ishte 12 vjet i vjetër.
Ky skandal bërë që edhe Qeveria e Kuvendi të diskutojnë për cilësinë e dyshimtë të mishit, por mobilizoi edhe komunat. Indeksonline ka kontaktuar me pothuajse të gjitha komunat në Kosovë për kuptuar nëse kanë ndërmarr inspeksione lidhur me cilësinë e mishit që konsumojnë qytetarët e tyre. Inspektoratet e këtyre komunave kanë gjetje të ndryshme, sa i përket cilësisë së mishit.
Sa i përket mishit me afat të skaduar të kompanisë e cila importoi mish belg, ‘Euro-Ida’, drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, Besnik Hoti për Indeksonline ka thënë se në bashkëpunim me inspektorët regjional të AVUK-ut kanë marr mostrat në fabrikën ‘Euro-Ida”.
Ai ka bërë të ditur se analizat janë dërguara në Laboratorin Veterinar në Prishtinë dhe se janë në pritje të rezultateve.
“Në bashkëpunim me inspektorët regjional të AVUK-ut, gjatë kësaj jave janë marre mostra në fabrikën e përpunimit të mishit “Euro-Ida” shpk në Rahovec. Mostrat të cilat janë marrë janë këto: analiza fiziko, kimike dhe bakteriologjike dhe pas marrjes së analizave, këto analiza janë dërguar në LVK Laboratorin Veterina të Kosovës-Prishtinë. Inspektorët Komunal janë në vazhdimësi në inspektim të mishtorëve, mishtorëve maketeve ku shiten produktet e mishit”, thuhet në përgjigjen e tij.
Në Prizren, nga inspektorati veterinar kanë bërë të ditur se mish të importuar nga shteti bleg nuk është hasur. Mirëpo, gjatë inspektimit ata kanë gjetur mish të importuar nga Holanda me afat të skaduar në sasi prej 720 kg.
“Nga i gjithë aksioni në terren, Inspektoriati Veteriner nuk ka hasur në mish të importuar nga shteti i Belgjikës. Me datën 26.03.2018 ne kontroll ne Hipermarket ETC -24 ne rr.V.Voker pn.ne Prizren . Inspektoret e veterinarisë pran KK. Prizren, ne dhomën ftohëse, (te varura ne çengele dhe ne tavolina te punës) hasen ne mish gjedhi, shpatulla me kocka, ne sasi 720 kg (u vërtetua pas matjes) te importuar nga thertorja EKRO, nga Holanda. Data e therjes ishte 13.03.2018, data e skadimit me 25.03.2018. Pos qe mishi ishte i skaduar, ishte edhe me ndryshime organoliptike (konzistenc, ngjyre dhe aromë e ndryshuar mase jargore ne sipërfaqe – te cilën e prodhojnë mikro organizmat kontaminues). Me ndihmën e kompanisë EKO- Regjion, u be asgjësimi ne mënyrë te dëmshme (720kg) me hedhje acidi mbi mish dhe hedhjen e mishit, ne deponinë regjionale ne Landovicë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa, Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Gjakovës në një përgjigje për Indeksonline kanë thënë se inspeksioni është realizuar me 27 mars nëpër qendra tregtare ku kanë hasur në produkte pa afat.
Ata kanë bërë të ditur se mish të Beligjikës nuk është hasur nëpër qendra, duke shtuar se do të vazhdojnë me asgjësime të ngjashme të produkteve të mishit pa afat.
“Drejtoria e inspeksionit sektori i Veterinarisë në përkrahje nga inspektorët e AUV-es me datë 27.03.2018 kanë dal në inspekim në qendra tregtare dhe kanë konstatuar me këto parregullësi: mish industrial që tregtohet si mish i freskët 125kg asgjësim, mish i shpendëve skadim i afatit 9.1+40kg asgjësim, suxhuk industriali skaduar 21kg asgjësim, suxhuk me cilësi të dëmtuara organoleptike 46kg asgjësim, suxhuk mungesë të datës së skadimit 14kg asgjësim, mish të shkrirë të ngrirë (nuk është ruajtur në kushte adekuate) 4 kg asgjësim”, thuhet në përgjigjën e tyre.
Edhe në Ferizaj është konfiskuar mish pa afat. Në këtë komunë janë konfiskuar 200 kg mish dhe nënprodukte të mishit të prishur dhe me afat të skaduar. Vendimi është zbatuar nga Inspektorati Komunal pas inicimit të kryetarit Agim Aliu.
Skandali më mish mobilizoi edhe inspektoratin e Mitrovicës. Zyrtarët e inspektoratit veterinar kanë bërë të ditur se në ETC është konfiskuar 550 kg mish ndërsa, në VIVA FRESH STORE është asgjësuar 573 kg mish.
“Sa i përket mishit në kemi hasur në disa markete tona të cilat janë ETC dhe VIVA FRESH STORE . Në Mitrovicë nga ana e inspektorit sanitar me datën 15.02.2018 gjatë një kontrolli është konstatuar se mishi i ruajtur i cila ka qenë në shitje nuk i përgjigjet parametrave ligjore sa i përket ruajtjes dhe deponimit , dhe pajisjet nuk i plotësojnë kriteret për ruajtjen e mishit në bazë të kushteve higjeno – sanitare , si dhe kushtet mikroklimatike, ambalazhi nga e cila varet edhe kualiteti dhe konsumi i mishit. Andaj pas kësaj që kemi konstatuar menjeherë kemi marrë masa për t`u asgjesuar mishi ne sasi 1.1 tonë mish i prishur , prandaj mishi i asgjësuar në ETC ka qenë 550.KG si dhe VIVA FRESH 573 KG”, theksohet në përgjigjën e tyre.
Masa kanë ndërmarr edhe inspektorati i Komunës së Malishevës. Zyrtarët për komunikim publik në një përgjigje për redaksinë kanë bërë të ditur se në 90 % të marketëve nuk është hasur asnjë produkt i mishit me afat të skaduar.
Ata kanë thënë se qytetarët e tyre janë të sigurt në përdorim të produkteve ushqimore.
“Inspektorati i Komunës së Malishevës, në vazhdimësi bën inspektime në marketet, dyqanet, mishtoret, dhe të gjitha bizneset apo kompanitë që ofrojnë produkte ushqimore. Sa i përket pyetjes suaj, ju njoftojmë, se inspektorati, gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, në vazhdimësi është duke i kontrolluar të gjitha marketët, dyqanet dhe mishtoret, dhe këtë është duke e bërë në bashkëpunim me inspektorët regjional të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Inspektoratit, nga kontrolli i ushtruar në mbi 90% të marketeve, dyqaneve, lokaleve shërbyese ushqimore dhe mishtoreve, deri më tani nuk është hasur në asnjë rast me produkte të mishit të cilave ju ka skaduar afati i përdorimit. Pra bazuar në kontrollet e deritanishme, qytetarët janë të sigurt në përdorimin e produkteve ushqimore. Kjo është edhe rezultat i inspektimeve dhe kujdesit të vazhdueshme nga ana e inspektoratit”, thuhet ndër të tjerash në përgjigjen e tyre.
Nga inspektimet nëpër komuna, ka patur raste kur shitësit ambulator kanë bartur produkte të mishit në gjendje jo të rregullt, pa frigorifer. Një rast i tillë është hasur në Klinë.
Në përgjigjet nga Drejtoria e Inspeksionit në këtë komunë, thuhet se kanë kryer inspektime në shtatë mishtore, por nuk kanë hasur në mish pa afat, përveç se një rast të bartjes së mishit pa frigorifer.
“Drejtoria e Inspeksionit, jo vetëm pas skandalit me mish të prishur nga Belgjika, por qysh në fillim të marrjes së detyrës kemi kryer kontrolle të vazhdueshme te të gjitha bizneseve pa përjashtim. Kemi marr masa inspektimi në përputhje me rregulloren dhe kompetencat tona. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me qytetarët të cilët raportojnë për produktet me afat të skaduar. Në bazë të inspektimeve të realizuara në teren ne shtatë (7) mishtore, deri me tani nuk kemi hasur në mish pa afat. Janë realizuar inspektime në 13 markete dhe 6 mishtore dhe nuk kemi gjetur produkte mishi me afat të skaduar”, thuhet në përgjigje.
“Kemi hasur vetëm në një rast kur një shitës ambulator ka bartur produkte mishi me mjet transportues në gjendje jo të rregullt ( pa frigorifer ). Inspektorët kanë shqiptuar gjobe ndërsa mishi është konfiskuar nga Policia”, thuhet ndër të tjerash në përgjigjen e tyre.
Përveç, Malishevës që nuk është gjetur mish pa afat, edhe në Podujevë, sipas inspektorati komunal të veterinës nuk kanë hasur në produkte të mishit me prejardhje të dyshimtë.
“Inspektorët komunalë tregut dhe të veterinës vazhdimisht kryejnë inspektime në mishtore dhe në marketet ku shiten produktet e mishit.Gjatë inspektimeve të tyre, inspektorët nuk kanë hasur në mish, apo produkte të mishit, me prejardhje të dyshimtë, apo me afat të skaduar” thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa, në Komunën e Drenasit kanë qenë dy raste me mish pa deklaracion. Nga Zyra për Informim e kësaj komune për Indeksonline kanë thënë se në marketin ‘Sharri’ dhe një në Terdec, nuk dihet prejardhja e mishit.
“Ne komunën tone kemi pas dy raste me mish pa deklaracion njëra në Sharri dhe tjetra në market drejtimi në Terdec prejardhja nuk dihet sepse nuk ka fare deklaracion”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Komuna e Deçanit nuk ka raportuar për gjetjet e mundura të mishit me afat të skaduar. Por, nga Drejtoria për Inspeksione janë bërë të ditura kontrollet inspektuese për muajin shkurt.
Ndryshe, rasti i Kosovës është flagrant pasi bëhet fjalë për falsifikimin e etiketave dhe importimin e mishit 12 vjet të vjetër.
Prokuroria ka nisur hetimet për mishin e prishur bleg.
Vlen të përmendet se disa muaj më parë Komisioni Europian (KE) diskutoi dhe mori në konsideratë ankesat se ushqimet e eksportuara në vendet e Europës ish-komuniste kanë cilësi dhe parametra të tjerë nga ato që tregëtohen në Perëndim./Indeksonline/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...