Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi protestën e sotme në Rrugën e Kombit një reagim të fortë qytetar ndaj arrogancës qeveritare.
Intervista e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili për Ora News.
Çfarë emri i vini, kësaj që ndodhi sot?
Ky ishte një reagim qytetar, nuk ishte organizim partiak, kjo ishte evidente. Ishte një qëndrim I fortë ndaj një arrogance të padëgjuar, që kryeministri mban me të gjithë qytetarët e vendit. Ju e patë, dy ditë më parë, shprehje poshtëruese për shqiptarët nga kryeministri i vendit se unë kam ndot ti përsëris, por janë në rekordet tuaja, krahasimet vulgare të pasegjuar të një njeriu që ka kërkuar të udhëheqi këtë vend. Ky sigurisht është një njeri i gabuar në vendin e gabuar por i dëmshëm njëkohësisht. Njëherazi qytetarët duke u përballur me arbitraritet të madh, qytetarë të varfër, që kanë kontribuar me taksat e tyre për të ndërtuar atë rrugë që është një aks shumë i rëndësishëm që lidh në mënyrë të veçantë Shqipërinë dhe Kosovën. Detyrohen tu vihen të tjera tarifa, taksa skllavëruese ndërkohë që asgjë nuk bëhet për varfërinë e tyre.Pikërisht kjo zonë verilindore është përballur me emigracion tragjik, jo vetëm njerëz në moshë pune por të rinj dhe fëmijë nga moshë 7-17 vjeç. Pra sot ka qenë dita e një reflektimi të madh të një populli që i ka vajtur thika në kockë.
Dhe që askush nuk e priste z.Vasili, aq më tepër forcat e policisë nuk ishin shumë në masë. A distancoheni nga dhuna?
Sigurisht që unë distancohem nga provokimet që janë bërë sot ndaj qytetarëve sepse ka pasur mjaft qytetar që janë lënduar dhe mjaft prej tyre pikërisht nga druajtja e dhunës së mëtejshme policore, janë kuruar në shtëpitë e tyre. Dhe kjo është akoma më e rëndë. Pra nuk e shikojnë më si një shtet që i mbështet por një shtet i cili ka represion ndaj tyre. Dhe njëherezi ne kemi dëgjuar edhe pak para pak çastesh, qëndrimin më negativ, më të shëmtuar, më antishqiptar që mund të jetë dëgjuar I një kryeministri ndaj shtetasve të vetë.
Kemi dëgjuar për fat të keq që sot kushdo që i mbështet kauzat qytetare është njëri i papranueshëm, që flaket tej, përçmohet nga kryeministri pasi etjes për të fituar miliona pafund nuk i kanë shpëtuar as edhe vetë njerëzit që kanë menduar se përfaqësojnë PS. Pra ju keni dëgjuar qartë që këshilltarët socialistë të cilët unë nuk i njoh dhe nuk i kam parë në mënyrë konkrete por u evidentuan qartë nga kryeministri që keshilltarët socialistë të cilët mbështetën kauzën qytetare pasi Kukësit të varfër po i vendosej një taksë skllavëruese në këtë rast u deklaruan se do të ishin jashtë PS. Pra ata që mbështesin Rilindjen, konçensionet, që grabit miliona, mund të jenë anëtar të asaj partie. Këshilltarët të cilët mbështesim kauzat qytetare nuk janë. Pra në çdo rast ku një qytetar do mbështesi kauzën qytetare ai është armiku I kryeministrit. Kryeministri e konsideron armik atë, nuk do ta këtë pranë dhe vetëm ata që mbështesin hajdutllekun e madh shtetëror dhe me votat e tyre vetëm ata mund të jenë.
Çfarë u diskutua do të ketë një qëndrim konkret të opzitës dhe të aleatëvë?
Qëndrimi konkret ishte pikërisht dhe ajo që Kryetari i PD në emër të të gjithë opozitës bëri. Në mënyrë të prerë kjo taksë nuk duhet të aplikohet, duhet të ndahet në çast.
Pra jeni kundër tarifës apo reduktimit të saj?
Në këtë çështje që jemi, në këtë varfëri që pllakosi që nga momenti kur u mendua që të shikohej mënyra e administrimit të rrugës me këtë varfëri që pllakosi sepse ka ndodhur dhe njëherë tjetër të thashë, një emigracion i tmerrshëm, në mënyrë të veçantë në zonën verilindore. Një nivel varfërie dhe një kompromentim shumë i madh i marrëdhënieve me shkëmbimet tregtare shumë të rëndësishme ekonomike, lëvizjes së njerëzve, vlerave kulturore, turizmit me Kosovën. Kjo u krijua një vijë ndarëse midis nesh dhe Kosovës.
Ju e dini shumë mirë që I gjithë opinioni publik në Kosovë nga nivelet më të larta, deri te qytetarët e thjeshtë, shoqëria civile, dhoma e tregtisë, gjithë politika kosovare ka qenë kategorikisht kundra kësaj takse. Dhe jo më larg se sot ju keni parë jo për hir të protestës por vetëm me idenë për këtë taksë kanë rënë mbi 80% lëvizjet e qytetarëve për turizmin etj. Pra do të thotë një marrëdhenie që ka shkatërruar një ekuilibër ekonomik por edhe një ekuilibër që është thelbësor për Shqipërinë, marrëdhënien me Kosovën. Përveç se ka kompromentuar në mënyrë shumë të rëndë marrëdhënien me qytetarët shqiptarë. Kudo që shqiptarë do përballen ndërkohë që nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të luftuar varfërinë, sot përballen me tarifa të tjera ndërkohë që konçensionet qindra milionshe janë aty.
Është ndryshim i qëndrimit të LSI-së heqja e taksës?
Qëndrimi është vetëm një, kjo tarifë është skllavëruese në një vend i cili është mbërthyer nga një varfëri ekstreme dhe nga konçensionet hajdutësh qindra milionshe. Kjo kërkon një përgjigje të prerë dhe sigurisht është e pamundur të jepet nga një kryeministër i cili me marrjen e frymës së tij për shkak të halleve të popullit, zullumit të madh, nuk është i zoti dhe është njeriu më i gabuar për ta dhënë këtë përgjigje.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/vasili-rama-konsideron-armik-kedo-qe-mbeshtet-popullin-518664/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...