Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs do të mbahet mend gjatë si njeriu që bëri revolucion të kompjuterit personal dhe që ndërtoi një biznes me vlerë miliarda.
Por tani, ka një brez të ri Jobs, vajza e vogël e tij Eve Jobs po krijon rrugën e saj, dhe duket se ka trashëguar gjenin ambicioz të të atit.
Vetëm 19 vjeç, Eve Jobs, familja e të cilës ka një pasuri prej 20 miliardë dollarë sipas Forbes, është një studente në Stanford University dhe është shkolla ku janë takuar prindërit e saj.
Profili i saj në Instagram portretizon jetën e bukur studentore, që ajo pritet të përfundojë sipas përshkrimit në bio, në vitin 2021. Fotot e fundit tregojnë pushimet e saj me shoqet në Siçili të Italisë.
Ajo ka tre motra më të mëdha, Reed, 26 vjeç, Erin, 22 vjeçe dhe gjysmëmotrën, Lisa 39 vjeçe./TCH/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...