Strategjia e Turqisë në veri të Sirisë është e ngjajshme me atë që Izraeli po bën në jug të vendit, tha këshilltari i Erdoganit, İlnur Çevik për CNN Turk.
Çevik vuri në dukje se anëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) janë njerëz ‘normalë’ dhe nuk janë të lidhur me Al-Kaidën, transmeton portai arbresh.info
Ai shtoi se Izraelitët kanë krijuar gjithashtu një zonë të sigurtë 40km në Siri përtej lartësive të Golan dhe po ndjekin një strategji të ngjajshme.
“Ne po ju sjellim ndihmë humanitare njerëzve, duke krijuar një sistem të ri për ta. Izraeli e bëri të njejtën gjë”, tha ai.
“Nëse Rusia nuk e hap hapësirën ajrore, le të harrojë që do të mund të hyjë në al-Bab dhe Afrin”, tha ai.
Rusia kohëve të fundit po e provov veten tek Presidenti Recep Tayyip Erdogan, shtoi ai.
Kontraktori i ndërtimit, i cili ka kryer projekte në Irakun e veriut, shtoi se gatishmëria më e madhe e Turqisë për t’u angazhuar në fqinjët e saj ishte e mirë nga perspektiva e biznesit.
“Mosuli do të rindërtohet. A do ta rindërtojnë Gazintep apo Uashingtoni Mosulin? Sigurisht që do ta bëjë Gazintep”, tha ai.
Ai ka shtuar se Turqia ka humbur 50 martirë në Afrin.
Operacioni i Turqisë në Afrin të Sirisë ka filluar më 20 janar të këtij viti./arbresh.info/
Pacolli publikon video të ministrit Peci duke injoruar një l...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...