Analisti politik, Haki Abazi përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka shkruar për presidentin Hashim Thaçi.
Abazi e ka goditur fort presidentin, duke thënë që ai nuk di as të lexojë. Ai ka shkruar rreth asaj se si presidenti po dëshiron t’i krijojë konflikt me Turqinë pa asnjë arsye. Abazi thotë se Thaçi duhet sa më shpejt të jap dorëheqje, sepse sipas tij ai është e keqja e madhe e këtij vendi. Ai në tërë këtë shkrim ai ka numëruar të gjitha të zezat e presidentit Thaçi.
“Ti Hashim, nuk je patriot, ti je njëri i lig, që ke sjellë ujkun në torishte dhe ke mashtru njerëz që 20 vjet, prej diasporës e deri tek njerëzit, që kanë besu në idoktrinimin tënd kundër LDK-së dhe tani, që sa kohë edhe kundër VV-së”.
Ky është shkrimi i plotë i Abazit:
Ne nuk prejmë në Besë- Ne nuk jemi me ty!
Ti na fute ne konflikt me Turqine pa asnje aresyje. Ti je keqbersi me i madhe i ketij vendi. “Te vegjelve ju mpihen dhembet”. Ti je kercnimi me i madh i sigurise kombetare.
Hashim, është mbushë kupa! Nuk ke çka fsheh më, edhe bashkëpunëtorët e pakët, që të kanë mbetur e kanë kuptuar, që ti je në gjëndje me djegë çdo gjë, me therë pas shpinë këdo për interesa tuajat, apo ndoshta e ke punën pisk prej njerëzve ku e ke shti vehten. Kjo më, nuk është kah i intereson askujt . Ti i ke bërë këto gjëra më vetëdije, prej Rambujesë e këndej, ti ke qenë kryeprotagonisti i dëmtimit të projektit të shtetbërjes. Ti je njeri, që as nuk e kupton gjuhën bashkëkohore e as nuk je mbetur njeri i odës, ku mbahet fjala e ruhet nderi. Ti, bashkë më vartësit e tu i ke pre në besë njerëzit jo një, por shumë herë. Ti, në Rambuje e ke prish unitetin e Shqiptarëve, kinse duke folur në emër të Jasharëve dhe luftëtarëve, ti me qeverinë e përkohshme e ke frenu me vite proçesin e pavarësisë së Kosovës, qysh më 1999 ke krijuar situata të urrejtjes ndaj patriotëve e veprimtarëve. Gjuha jote e urrejtjes dhe kryeneçsia jote e ka nda Veriun që edhe sot është i ndarë dhe banorët e asaj ane edhe sot nuk janë kthy në shtëpi të tyre. Ti ke privatizu asetet vital dhe të sigurisë së shtetit, kompanive më kapital të paverifikuar dhe e ke bërë peng Kosovën dhe ekonominë e saj.
Asnjëherë nuk je zgjedhë me votat të drejta të qytetarëve, por nëpërmjet makinacioneve dhe inxhinierin elektoral të nëntokës. Kur është bërë Bajram Rexhepi kryeministër, ti ke mendu për skenarë të ndyta për me dobësu kredibilitetin e institucioneve me qëllim kontrollin absolut të vendit. Ti nuk kë lënë asnjë gjë pa bërë për me çu vendin nëpër kriza, sepse Ti veç në krizë mbijeton. Ti je njëri, që aksidentalisht e ke kriju situatën për me qenë shpallës i pavarësisë së Kosovës, por ti as me lexu mirë nuk di, e këtë të gjithë e dinë! Ti e ke tradhëtuar Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën, Jakup Krasniqin, Fatmir Limën e tash edhe Ramush Haradinaj – disa prej tyre e kanë lyp vetë, se të kanë njoftë mirë kush je.
Ti mendon, që kjo është zotësi, me i pre njerëzit në besë, ti ke mendu, që politika e mençur është: – mos më thanë asnjë fjalë, kur ka vdekë Dino Hasanaj.
Ti ke kërku gjak të shqiptarëve, kur ju ke thënë protestuesve, që i pret me pushkë. Ti ke shpallur njerëz terrorista veç pse kanë shku me ecë rreth liqenit.
Ti ia ke qitë faqen e zezë Shiptarëve nëpër botë duke tentu me tregu, që veç ti je ai që e kotrollon situatën.
Ti je i etur për gjak të Shqiptarëve, edhe sot je kah kërkon një gjë të tillë, ti po do me na shti ne konflikt me boten perendimore. Por, Kosova nuk ka djem e vajza më humb e me u vra ndërmjet vedi e as për qejfin e miqëve të tu! As policia, që duke respektu institucionet, i ka zbatu urdhërat e tu me arrestu e me ngreh njerëz zvarrë. Tash kjo polici nuk ka me gjujtë përmbi Shqiptarë, qytetarë të pafajshëm. Ti Hashim, nuk je patriot, ti je njëri i lig, që ke sjellë ujkun në torishte dhe ke mashtru njërez që 20 vjet, prej diasporës e deri tek njerëzit, që kanë besu në idoktrinimin tënd kundër LDK-së dhe tani, që sa kohë edhe kundër VV-së. Skenarët e tu janë të parashikueshëm, gjithmonë kanë qenë të tillë, por disa njerëzve iu është dashtë kohë, ose ju ka konvenu me qenë afër tejë, se janë ndi mirë me pushtetin virtual, që kanë pasë. Edhe ata sot e kanë kuptu, që ti je antievropian dhe antiamerikan.
Hashim! Nuk ka kuptim unë më të folë ty me asnjë gjuhë tjetër përpos kësaj, direkt e në fytyrë, si gjithmonë. Ti nuk je më i rëndësishëm, se vendi ynë dhe kauza kombëtare; ti duhesh me dhanë dorëheqje, nuk ka rrugë tjetër, që me sa më pak dëme me dalë vendi prej këtu ku e ke futë ti dhe njerëzit e tu. Ti duhesh më shku në histori pa tentu me ba ma keq, apo duke tentu, që nëpërmjet shaktërrimit të partive të tjera me rekrutu njerëz, që ta sigurojnë rehatinë pas kësaj fazë.
Nëse është nevoja njerëzit e mirë të këtij vendi kanë me të mbrojtë, nësë akuzohësh pa të drejtë. Veç njerëzit e mirë e të drejtë munden me të mbrojtë, por duke mbrojtë interesin e shtetit tonë. Duhesh me u mendu mire, nëse vendos me thellu hendekun dhe nëse vendos me vazhdu me qenë i gatshëm me eksperimentu me skenarë të ziera diku tjetër. Kostoja e kësaj forme ka me u rrit për çdo ditë e më shumë, së bashku me hidhërimin e atyre që sot ndihen të tradhtuar prej teje, të prerë në besë prej teje dhe besëprishur si vend ndaj atyre, që i kemi tradhtuar duke i lënë në mëshirën e të tjerëve.
Hashim, unë e di mirë që ti e kupton, që ke tradhëtuar e mashtruar shumë njerëz, por janë disa, që asnjëherë nuk ke arritë më i thy as me oferta, as me përdorim të pushkëve të gjata e as me rehatim nëpërmjet përlyerjes. Ata, pikërisht ata që nuk ta kanë zgjatë dorën kurrë, kanë me qenë ata të cilët kanë me nxjerrë vendin prej greminës. Se ata e duan vendin, se për ta kurrë as lakmia e as fuqia mbi popullin nuk ka qenë qëllim në vetvete. Ata e dine, që rruga e miqësisë me ty ka qenë në drejtimin e gabuar dhe e shtruar me gropa sekrete.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...