Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, nëntë ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, ka deklaruar se ai ka pranuar një listë prej 2 mijë njerëzve, të cilët janë paguar për të rrëzuar qeverinë e tij dhe për të lejuar hyrjen e emigrantëve në vend.
“Në Hungai janë rreth 2 mijë njerëz të paguar që punojnë gjatë fushatës zgjedhore për të rrëzuar qeverinë dhe për të instaluar një kabinet-pro imiracionit të pranueshëm për George Soros”, tha Orban, transmeton portali arbresh.info
“Ne e dime saktë se kush janë ata dhe se për kë punojnë”, shtoi ai
Në një fjalim të zjarrtë në ditën kombëtare të Hungarisë më 15 mars, i mbushur me retorikë patriotike, Orban tha se do të merrte masa të papërcaktuara “morale, politike dhe ligjore” kundër kundërshtarëve të tij pas votimit.
“Europa tani është nën pushtim. Nëse ne lejojmë që kjo të ndodhë, në një apo dy dekadat e ardhshme dhjetarë miliona europianë do të dalin që janë nga Afrika dhe Lindja e Mesme”, shtoi ai.
Orban, që është në pusgtet që nga viti 2010, në muajt e fund ka përdorur retorike nacionaliste dhe ka kthyer zjarrin kundër Soros, financierit dhe filantropit hungarez të lindur në SHBA.
Ai thotë se Soros, 87 vjeç, dëshiron të minojë Hungarinë e krishterë dhe Europën përmes migrimit masiv të myslimanëve.
Sondazhet e fundit sugjerojnë se Orban do të fitojë një mandat të tretë me 8 prill, edhe pse besohet se ai mund të pësojë një humbje të vogël./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...