Dua Lipa asnjëherë nuk ka hezituar që t’i vë femrat dhe feminizmin në qendër të artit të saj muzikor.
Videoklipet e hiteve të saja muzikore, si “New Rules” dhe “IDGAF”, karakterizohen me praninë e një grupi femrash që e mbështesin njëra-tjetrën.
Ndërkaq, në një intervistë për version britanik të revistës GQ (botimi i muajit maj), këngëtarja shqiptare ka dhënë opinionet në lidhje me seksizmin dhe fushatat e tilla, si #MeToo.
Seksizmi nënkupton paragjykimin, stereotipizimin apo diskriminimin në baza gjinore (zakonisht ndaj femrave).
“Për një artiste femër duhet një angazhim shumë më i madh, nëse nuk je ulur pranë një pianoje ose me një kitarë, e keni parasysh?”, transmeton Telegrafi.
“Për një artist mashkull, njerëzit menjëherë supozojnë se ata e shkruajnë vet muzikën e tyre, mirëpo për femrat, mendojnë se gjithçka është e përgatitur”, ka thënë 22-vjeçarja për GQ.
ua ka folur më tej rreth ngacmimeve seksuale duke i vendosur në kontekst të kulturës patriarkale.
“Kjo gjë është rrënjosur në kokat tona se djemtë do të jenë djem dhe se kjo është e padëmshme”, është shprehur ajo duke shtuar se personalisht nuk ka qenë viktimë e keqtrajtimeve seksuale, mirëpo ka thënë se fushatat, si ajo #MeToo, janë shumë të rëndësishme.
Fushata #MeToo (“Edhe unë”) ka nisur nga tetori i vitit 2017 si një hashtag në rrjetet sociale për të ndihmuar në parandalimin e ngacmimeve dhe keqtrajtimeve seksuale, sidomos në vendin e punës. Kjo fushatë nisi menjëherë pas skandalit hollivudian të abuzimeve seksuale nga producenti i famshëm, Harvey Weinstein.
“Për shumë femra, qofshin aktore, këngëtare, modele, apo çfarëdo qofshin tjetër, nuk e kanë të drejtën të vishen si duan dhe çfarë duan, dhe nuk merren seriozisht (për atë që thonë apo bëjnë)”, ka thënë Lipa.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...