Google ADS

LDK-ja me ofertë për zgjedhje

19:36 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Java që vjen pritet të sjellë veprime konkrete nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ofertë për partitë politike parlamentare për zgjedhjet e parakohshme.

Ky vikend do të shërbejë për ta, që të vendosin për pikat me të cilat do të prezantohen në ofertë, e që synohet të shndërrohet në marrëveshje të përbashkët për t’i dhënë vendit një datë për zgjedhje, raporton KTV.

Vjosa Osmani nga kjo parti, ka thënë se përveç afateve të qarta se deri kur mund të vazhdojë kjo Qeveri, duhet të sigurohen se gjatë kësaj periudhe, institucionet të jenë funksionale e të kryejnë detyrat që kanë të bëjnë me agjendën evropiane me shpejtësi. Por, jo vetëm kaq.

Për këtë nuk do ta kenë përkrahjen e Vetëvendosjes.

Lëvizja kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje menjëherë, e të mos përfundojë me Qeveri teknike.

Shefi i Grupit të Deputetëve të pavarur, Dardan Sejdiu, ka thënë se ata do t’i përgjigjen çfarëdo tryeze politike që do të kishte qëllim datën e zgjedhjeve, por jo t’i bëjnë argatin Listës Serbe.

Që nga e premtja, si opozitë janë radhitur edhe deputetët e Listës Serbe, e që përfundimisht në Kuvend koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota të domosdoshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme