Reali në epërsi kundër Las Palmas, shënon Bale

19:03 | 31 Mars 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka kaluar në epërsi në ndeshjen si mysafirë kundër Las Palmas.

‘Los Blancos’ janë duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në takimin e xhiros së 30-të në La Liga kundër Las Palmas, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi uellsian realizoi golin e epërsisë në minutën e 26′ të ndeshjes në Gran Canaria pasditen e sotme (e shtunë).

Ylli mposhti portierin duke realizuar një gol të bukur pas asistimit nga mesfushori Luka Modric.

Ndryshe, ky ishte goli i nëntë për 28-vjeçarin këtë sezon në La Liga pas 19 paraqitjeve./arbresh.info/

Shikoni më poshtë golin nga Bale:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme