Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se miqësia me diktatorët nuk ekziston.
Ai ka shtuar se raportet me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit.
Këto komente Sherifi I ka bërë pas zhvillimeve të fundit në mes Kosovës dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Postimi i plotë:
Miqësia me diktatorët nuk ekziston!
Raporti me diktatorin nuk është raport i bazuar në vlera të përbashkëta të cilat zakonisht i bashkojnë udhëheqësit e vendeve dhe shoqërive demokratike!
Raportet e mira me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit.
Pa marrë parasysh se sa shërbime mund t’i kryhen, “miqësia” me diktatorin përfundon në momentit e parë që refuzohet t’i shërbehet dhe të plotësohen kërkesat e tij!
Sado e panatyrshme të duket, kjo është natyra e vërtetë e “miqësisë” me diktatorin!
E vetmja rrugë për të dalë nga spiralja e raporteve të tilla disimetrike është që të mos i shërbehet kurrë diktatorëve! Rrugë tjetër nuk ka!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...