Krishterimi në Evropë është duke vdekur, kjo pasi që të rinjtë janë duke u larguar nga feja, thotë një studim i ri.
Shumica e 16 deri 29 vjeçarëve nuk e ndjekin religjionin në kontinent, ku Republika Çeka është më së paku religjioze në mesin e këtij grupi.
Ndarja e përkatësisë fetare në 22 shtete evropiane tregon se më shumë se dy të tretat e britanikëve të rinj nuk kanë përkatësi fetare, transmeton portali arbresh.info.
Në Britani, vetëm shtatë për qind e të rinjve e identifikojnë veten si anglikanë, dhe 10 për qind e kategorizojnë veten si katolikë.
Myslimanët e rinj janë pranë kalimit të anglikanëve tek gjashtë përqindëshi.
Sipas profesorit që kreu këtë studim Stephen Bullivant myslimanët kanë tendencë rritjeje për shkak të numrit të madh të lindshmërisë.
“Ne e dimë që shifrat e lindshmërisë së myslimanëve janë më të larta se popullata gjeneralë, dhe ata kanë norma më të larta të ruajtjes (fetare)”, thotë ai.
Ata të cilët janë fetarë tani po e gjejnë veten sikur janë duke notuar kundër rrjedhës, shtoi ai./Arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...