Erdogan ia bëri dy pyetje kryeministrit Haradinajt

17:56 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, për ‘daljen në krah’ të gylenistëve të arrestuar në Kosovë, ditën e enjte. Erdogan gjatë një fjalimi të tij ka thënë se është i mërzitur për shkak të vendimit të Haradinajt lidhur me vendimin e tij për t’i shkarkuar, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e AKI-së.

Erdogan më tej ka pyetur Haradinajn se që nga kur ka filluar t’i mbrojë ata që bëjnë grusht shtet në Turqi. Një pyetje tjetër i ka bërë Hardinajt se nga kush merr urdhra.

“Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar ministri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të japë përgjigjen e merituar”, tha Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-të, të cilat sipas tij kontrollojnë Haradinajn,

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme