Formacionet zyrtare, Bayern Munich – Dortmund

17:32 | 31 Mars 2018
Arbresh Info

Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesliga.

18 pikë ndajnë të dy skuadrat para kësaj ndeshje mjaftë të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë asgjë për shkak se lojtarët janë të përgatitur për ‘Clasicon gjermane’ të 97-të, shkruan portali arbresh.info.

Pas disfatës që “Bavarezët” pësuan kundër RB Leipzig me rezultat 2 me 1, Dortmundi shpreson të ketë gjithashtu shanse derisa vazhdojnë të jenë të pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit.

Sidoqoftë, Bayern Munichu është i pamposhtur në shtëpi këtë sezon dhe sigurisht janë favorit për të siguruar pikë.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Allianz Arena duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

https://twitter.com/FCBayernEN/status/980104480577474565

https://twitter.com/BVB/status/980105044057083904

Të ngjashme