Mashtrimi rreth shtatzënësisë, është një ndër mashtrimet që më së shpeshti përdoret gjatë ‘ditës së gënjeshtrave’.
Por, një grua ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për të treguar se këtu nuk ka asgjë për të qeshur – veçanërisht, për dikë që ka pasur abort spontan, transmeton Telegrafi.
Kayla Lee Welsh nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, që kishte pasur një dështim në lindje, ka treguar historinë e saj, së bashku me fotografitë ku tregon disa pajisje për të zbuluar shtatzënësinë.
“Kjo nuk është aspak qesharake. Dikujt mund t’i rrënohet jeta para fytyrës, kur kupton se shtatzënësia është mashtrim, ndërsa e ka pritur gjithë jetën”, ka thënë Welsh.
Sipas gruas që ka vuajtur në heshtje, për të parë një rezultat pozitiv në këto teste, kur pa në internet se bëhej mahi me këto raste, u irritua në masë të madhe.
“Ishte gjëja më banale që kam parë, ju lutem të mos e përdorni. Apo thjeshte, vëni vetën, në lëkurën e gruas që nuk po mund të ketë fëmijë dhe pastaj provoni të talleni” ka përfunduar ajo.
Në të njëjtën kohë, u kërkua që mahitë me rastin e një prillit, të jenë sa më drejtpërdrejta dhe të lehta, që nuk do shkaktonin pasoja. Aq më pas emocionale, sikurse është kjo me testet e rreme të shtatzënësie.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg