Sporteli i koncesionarit i vendosur për pagesën e Rrugës e Kombit, tashmë nuk ekziston më.
Me gjithë rezistencën e policisë, protestuesit kanë shkatërruar me mjete të forta, duke i vënë flakën dhe duke rrëzuar skelat, strukturën e ngritur për pagesën e Rrugës së Kombit.
Policia nuk ia ka dalë t’i largojë protestuesit të cilët kanë thyer kabinat e sporteleve me vare dhe gurë.
Kështu nga përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë, ka pasur edhe të lënduar e të plagosur nga të dy palët, raporton Shekulli.
Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.
Protesta nisi e qetë, por shkoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa më pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari.
Ndërkohë, zyrtari i parë që ka shkuar në vendin e protestës ka qenë e zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka./Shekulli
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I