Kjo është dëshmi e fortë që gjumi dhe shëndeti i trurit gjithsesi janë të lidhur me njëri-tjetrin.
Madje edhe nëse flini tetë orë gjumi të mirë, qysh rreth orës 3 pasdite ndieni rënie të vrullshme e energjisë dhe ju flihet shumë?
Kjo ju ndodh rregullisht madje edhe kur hani ushqime krokante dhe pini kafe?
Përgjumja konstante dhe lodhja e madhe pikërisht janë simptoma të një sëmundjeje të rëndë, prandaj do të duhej të kontrolloni simptomat tuaja, transmeton Telegrafi.
Studimi i ri i publikuar në revistën mjekësore “JAMA Neurologu” thotë që përgjumja e tepërt gjatë ditës mund të jetë shenjë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit.
Studimet e kaluara kanë zbuluar që dremitja gjatë ditës eliminon amiloidet në tru (proteina të cilat kanë rol në zhdukjen e qelizave nervore).
Para këtij studimi shkencëtarët nuk kanë ditur që shfaqja natyrale e amiloideve çon në çrregullimin e gjumit dhe i kontribuon ndërtimit të tyre.
Doktori Prashanthi Vemuri, profesor i radiologjisë në Klinikën Majo ka realizuar studimin në klinikë në të cilin ka hulumtuar ndikimin e lodhjes në sëmundjen e Alzhemerit.
Në studim kanë marrë pjesë 3.000 persona. Nga ai grup doktor Vemuri ka zgjedhur 283 persona të rritur, pa demencë.
Të gjithë personat kanë qenë më të vjetër se 70 vjeç dhe rregullisht u janë bërë skenimet e amiloideve në tru dhe pos kësaj u janë përgjigjur pyetjeve për shprehitë e tyre të gjumit.
Rreth 22 për qind e pjesëmarrësve kanë paraqitur dremitjen gjatë ditës, ndërkaq te ata është vërejtur shtim i nivelit të amiloideve.
Ajo që është për t’u brengosur është që proteina akumulohet kryesisht në pjesët e trurit të personave të cilët kanë sëmundjen e Alzheimerit.
Studimi nuk ka zbuluar a shkakton teprica e amiloideve problemin e dremitjes apo është e kundërta, mirëpo gjithsesi është dëshmi që gjumi dhe shëndeti i trurit gjithsesi kanë lidhje me njëri-tjetrin.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?