Pas përfundimit të protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, hapet kufiri Kosovë-Shqipëri

16:14 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Protesta e tensionuar në Rrugën e Kombit, bëri që Pikë kalimi kufitar Vërmicë-Morinë të mbyllet, duke pamundësuar hyrjen e automjeteve në Shqipëri.

Por, pas ndërprerjes së protestës në të cilën u lënduan disa persona, tashmë të gjitha automjetet mund të qarkullojnë lirshëm.

Kështu të paktën ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për lajmi.net.

“Ju njoftoj se sot me datën 31.03.2018 rreth orës 15:00, nga autoritetet shqiptare është hapur PKK Vermice – VKK Morine dhe automjetet mund te v qarkullojnë lirshëm për Shqipëri”, ka thënë Kelani.

Ky kufi u mbyll të paktën për 3-4 orë, pas eskalimit të protestës në Rrugën e Kombit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme