Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Kushtetuesja dhe Prokuroria të merren me presidentin Hashim Thaçin, i cili tha se kjo parti financohet nga Irani dhe ka lidhje me Rusinë, shkruan arbresh.info.
Haxhiu, përmes në postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se akuzat e shpifjet e ulëta ndaj Lëvizjes dhe Albinit kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga skandalet e shkeljet e mëdha në të cilat është zhytur.
Postimi i plotë i Haxhiut:
“Në vend të dorëheqjes, Thaçi paska folur sot në konferencë para gazetarëve!
Dukej në siklet të madh. Është e qartë, ai njëri përbën rrezik të madh për vendin!
Akuzat e shpifjet e ulëta ndaj Lëvizjes dhe Albinit kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga skandalet e shkeljet e mëdha në të cilat është zhytur!
Kushtetuesja dhe Prokuroria do të duhej të merreshin me të!”./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban