Dy ndeshja pa asnjë disfatë i duhen Barcelonës së Ernesto Valverdes për të shkruar historinë dhe për të barazuar rekordin historik të Real Sociedadit si të pamposhtur në 38 ndeshje radhazi.
I vendosur nga skuadra e Alberto Ormaetxeas në sezonin 1978-79 dhe 1979/80, ndeshjeve të tyre pa humbje iu dha fund Sevilla më 11 maj të vitit 1980, vendi i njëjtë të cilin Barcelona e viziton mbrëmjen e sotme (e shtunë), transmeton portali arbresh.info.
Ishte ndeshja si mysafirë kundër La Realit e sezonit të kaluar të vitit 1978 për të përfunduar më pas sezonin si të pamposhtur, me gjatë ndeshje të pamposhtur radhazi.
Dy golat nga Daniel Bertoni e hodhën poshtë atë të Jesus Maria Zamoras për rekordin historik.
Në rast se Barcelona dëshiron ta barazojë atë rekord, ata duhet t’i shpëtojnë sot në udhëtim te Ramon Sanchez Izjuan dhe më pas t’i shmangen disfatës kundër Leganes në Camp Nou.
Barcelona është favorite dhe ka për të falënderuar trajnerin Luis Enrique, i cili i siguroi sezonin e kaluar shtatë fitore, dhe Ernesto Valverdes me 26 fitore dhe gjashtë barazime./arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”