Vrasja e 16 palestinezëve në Gaza, ditë zie në Palestinë

13:52 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Palestinezët janë duke e mbajtur ditë zie kombëtare për të paktën 16 persona të vrarë nga përleshjet me ushtarët izraelitë në kufirin e Gazës.

Mijëra njerëz po marrin pjesë në funeralet e viktimave, transmeton portali arbresh.info. Qindra të tjerë janë plagosur në fillim të protestës që kërkohet e drejta e palestinezëve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka bërë thirrje për hetim të pavarur ndaj vrasjeve.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se ushtarët hapën zjarr pas shpërthimit të trazirave.

E premtja ishte vdekjeprurëse për një ditë të vetme në konfliktin Izrael-Palestinë që nga lufta e Gaza 2014. Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi dhunën pas një seance të jashtëzakonshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme