Mathieu Flamini ka thënë se raportet që ai ka 30 miliardë euro në llogarinë e tij bankare nuk janë të sakta.
‘Forbes’ pretendoi që ish mesfushori i Arsenalit, i cili aktualisht është pjesë e Getafes në La Liga, ka siguruar një pasuri të madhe përmes kompanisë së tij GF Biochemicals e cila prodhon acid levulinik, transmeton portali arbresh.info. Por, ish reprezentuesi i Francës ka hedhur poshtë këto raporte dhe refuzoi se është futbollisti më i pasur në botë.
“Mirë, është e rëndësishme për të korrigjuar disa gjëra”, ka thënë fillimisht Flamini për gazetën franceze L’Equipe. “Ndryshe nga ajo që kam lexuar, unë nuk kam 30 miliardë euro në llogarinë time bankare”
“Dhe ajo shumë nuk korrespondon me vlerën e kompanisë time, GF Biochemicals”
Flamini shpjegoi se vlerësimet e gabueshme kanë bërë gjithashtu që ai të njihet si futbollisti më i shtrenjtë në botë, transmeton portali arbresh.info.
“Në fakt, kjo [vlera 30 miliardë euro] është shuma e përgjithshme e tregut që ne dëshirojmë ta ‘arrijmë’ me teknologjitë e reja që ne kemi zhvilluar gjatë viteve të fundit”, ka thënë Flamini.
“Këtu është një keqkuptim. Është sikur t’i kishim dhënë një restoranti vlerën e të gjithë tregut të hotelerisë në Francë”
I pyetur se a është një miliarder, Flamini u përgjigj:
“Oh, jo, jo aspak. Më vjen keq për këto storie sepse unë nuk kam hyrë në këtë biznes për të bërë para”
https://twitter.com/mathieuflamini/status/938846526289346562
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...