Protesta që derivoi në përleshje mes banorëve të zonës së Kukësit, mbi aplikimin e taksës prej 5 eurosh për kalim në Rrugën e Kombit, ka shkaktuar edhe radhë të gjata në këtë aks.
Shumë shtetas kosovarë, duke shfrytëzuar fundjavën, janë nisur me mjetet e tyre drejt Shqipërisë, por bllokimi i aksit rrugor ka bërë që radhët të shkojnë në më tepër se 10 km.
Korrespondenti i Top Channel nga Kukësi, raporton se karvani i mjeteve fillon që nga dogana e Morinës dhe vijon deri në pikën ku koncesionari ka ndërtuar sportelet e vjeljes së taksës.
Më herët, para nisjes së protestës, edhe policia bllokoi ardhjen e mjeteve nga Kosova, me qëllim shmangien e pjesëmarrjes së tyre në protestë.
Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës doli jashtë kontrollit dhe protestuesit, pasi u përleshën me forcat e policisë, shkatërruan edhe sportelin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën./tch
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...