Zidane: Dua të qëndrojë në Real Madrid sa më gjatë që është e mundur

12:22 | 31 Mars 2018
Arbresh Info

Trajneri nën presion i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se nuk ka në plan të largohet nga roli i tij në Bernabeu.

Edhe pse ‘Los Blancos’ vazhdojnë të jenë në kërkim të trofeut të tretë radhazi në Ligë të Kampionëve, ata tashmë kanë dështuar për të mbrojtur titullin e tyre në Spanjë, transmeton portali arbresh.info. Derisa kanë mbetur vetëm edhe nëntë ndeshje, ata qëndrojnë 15 pikë prapa Barcelonës si lidere.

Kjo ka bërë që presioni ndaj Zidanes të rritet, por kjo gjithashtu nuk është diçka shqetësuese për të.

“Nëse varet nga unë atëherë unë do të qëndrojë në klub. Plani im është për të qëndruar sa më gjatë që është e mundur. E kam thënë shumë herë këtë”, u ka thënë Zidane gazetarëve.

“Dua të qëndroj si trajner i Real Madridit sepse e dua futbollin, më pëlqen ajo që jam duke bërë dhe e di ku jam”

“Çështja është se në Madrid gjithçka varet nga rezultatet. Kam qenë këtu për 18 vite dhe e di se si funksionon klubi”

Madridi do të përballet sonte (e shtunë) me Las Palmas para ndeshjes në Ligë të Kampionëve kundër Juventusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme