Google ADS

Malala kthehet në qytetin ku u plagos nga talibanët

12:29 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen Malala Yousafzai është kthyer në vendlindjen e saj në Pakistan për herë të parë që kur u qëllua me armë zjarri nga talibanët.

Yousafzai e cila tani jeton në Britani të Madhe ishte qëlluar në kokë për shkak të fushatës së saj për edukimin e vajzave më 2012, transmeton portali arbresh.info.

Rajoni i familjes së saj në Swat ishte dikur një kështjellë militante dhe ajo u sulmua në një autobus shkollor atje kur ishte vetëm 15 vjeçe.

Nuk dihet ende nëse 20 vjeçarja do të vizitojë zonën për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Të enjten, u njoftua se zonja Yousafzai ishte kthyer në Pakistan për herë të parë që kur u sulmua.

Ajo do të qëndrojë atje në një vizitë katër ditore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme