Kolona të gjatë të veturave janë krijuar në kufirin Kosovë-Maqedonisë, respektivisht në pikën kufitare në Han të Elezit.
Përzgjedhja e kosovarëve për ta kaluar vikendin në Shkup dhe vende të tjera erdhi si pasojë e vendimit të qeverisë së Edi Ramës për taksën marramendëse të vendosur në “Rrugën e Kombit”.
Përpos veturave të shumta, sipas Indeksonline mëson se mbi 20 autobusë të linjës për Shqipëri ia kanë mësyrë kësaj pike kufitare.
Ndryshe, tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.
Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën. /Indeksonline/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...