Google ADS

Haradinaj uron besimtarët e krishterë: Për shumë mot Pashkët

11:07 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.

Haradinaj ka uruar që kjo festë sjell begati në çdo familje, përcjell arbresh.info

“Uroj që kjo festë, të na gjejë unikë, të sjellë bekim e begati në çdo familje”, ka shkruar Haradinaj.

Urimi i plotë i kryeministrit:

Shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri dhe që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes.

Uroj që kjo festë, të na gjejë unikë, të sjellë bekim e begati në çdo familje.

Motra e vëllezër të besimit katolik dhe miq ndërkombëtar, për shumë mot Pashkët!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme