Albin Kurti: Kush beson se arrestimi e deportimi i turqve u bë pa dijeninë e Thaçit?

11:02 | 31 Mars 2018
V. S.

Deportimi i gjashtë shtetasve turq , ka shtyrë Kryetarin e Lëvizjes” Vetëvendosje”, Albin Kurti, që të reagojw.  Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë së këta gjashtë persona u kapen nga shteti i kapur i Kosovës.

Ndërsa shkarkimin  e shefit të AKI-së, Driton Gashi, dhe ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, sipas Kurtit, kryeministri Ramush  Haradinaj, e bëri vetëm që të mos dorëhiqet vet.

Duke shtuar se dikush duhet të japë përgjegjësi, lidhur me këtë rast,  Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, beson se këto dosje s’mund të jenë bërë pa dijeninë e Thaçit, ai pyet se kush e beson se është bërë deportimi pa qenë ai në dijeni.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Gjashtë persona do ndjekin autorin?

Pardje gjashtë nënshtetas të Turqisë u kapën nga shteti i kapur i Kosovës. Nuk e dinim ku ndodhen. Nuk është e qartë pse i morën. Fare pak njerëz tejet të fuqishëm po tallen me Republikën ku asnjëri s’është i sigurt.

Këto dy shkarkime që bëri kryeministri nuk mjaftojnë. Madje ato janë zëvendësim i dyfishtë. Zëvendësim për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj – ai shkarkon dy të tjerë që të mos dorëhiqet vetë. Dhe, zëvendësim për denoncimin e duetit Hashim Thaçi & Shpend Maxhuni – ai ekspozon një ministër që do t’i harrohet emri para se t’ia mësojmë mirë që të ngelin në prapavijë presidenti i shtetit me drejtorin e tij të policisë.

Çështja nuk është thjesht as te arrestimi dhe as te deportimi. Çështja është kush ka dhënë urdhër ose plotfuqishmëri që të bëhen dosje nga AKI për këta persona. Aty nis rasti. Sepse porsa të fillojë krijimi i dosjes i klasifikuar te rrezikshmëria, terrorizmi e të tjera si këto, është çështje kohe kur kapen e deportohen njerëzit. Pse janë skeduar këta njerëz dhe me urdhër të kujt? Këtu fillon arbitrariteti dhe cenimi kushtetues (përfshirë konventën evropiane për të drejtat e njeriut) dhe mandej me radhë ligjet. Dhe, sërish, kush e beson se këto dosje u bënë pa dijeni të Presidentit ose pa qenë i informuar ai?

E, megjithëkëto, Kuvendi i Kosovës dje me një qasje po aq absurde sa edhe qeveria, refuzoi të debatojë për këtë çështje. Kishte shumë lot krokodili të deputetëve për rrëmbimin me të cilin nuk donin të merreshin.

Nuk është çështja të mbajmë qëndrim mbi konfliktin e brendshëm në Turqi, as mbi fajësinë ose jo të gjashtë të dëbuarve. Por duhet dënuar kidnapimi i tyre, dhe dëbimi e dorëzimi në një shtet tjetër, pa gjyq, pa transparencë, pa njoftuar institucionet, dhe në analizë të fundit, pa dashur të marrë përgjegjësi askush.

Kosova është Republikë Parlamentare, që ka president despotik e abuziv, dinak e persekutues, i cili ka marrë me qera një kryeministër i cili krejt çfarë ka dashur tashmë e ka. Demokraci e drejtësi do të thotë që këta gjashtë persona t’ia kthejnë ndjekjen autorit./arbrsh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme