Google ADS

Haradinaj thërret mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë

10:17 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur për sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 11:30, ndërsa temë e takimit do të jetë gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend.

Mbledhja është thirrur në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për medie./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme