Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se, edhe pas largimit të Listës Serbe, Qeveria mund të funksionojë si e ashtuquajtur Qeveri e pakicës.
Ai ka theksuar se largimi i Listës Serbe ka qenë i pritur meqë nuk ka pajtueshmëri për asnjë çështje vitale mes saj dhe pjesës tjetër të Qeverisë Haradinaj.
Në një intervistë dhen gazetës “Epoka e re”, Maliqi ka vlerësuar se pa Listën Serbe Qeveria është në hall, por nuk do të thotë se rrëzohet menjëherë.
Sipas tij, Qeveria mund të mbetet në pushtet duke kërkuar përkrahjen e 10 deputetëve të opozitës për çdo vendim.
Maliqi në këtë intervistë ka folur edhe për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, duke thënë se krerët e shtetit për këtë rast është dashur të japin dorëheqje kur u deklaruan se “nuk e kanë ditur se çfarë ka ndodhur”./ Epoka e re/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...